Nis identifikimi dhe regjistrimi i qenve me mikroçip në tetë komuna

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 11:21 | Nga Ekonomia Online

Agjencia e Ushqimit dhe Veteranisë ka ftuar të gjithë qytetarët e Kosovës, mbajtës të qenve që t’i regjistrojnë, t’i pajisin me mikroçip dhe dokumentacion mbi pronësinë.

AUV bën të ditur se të gjitha shërbimet ofrohen falas dhe krejt çfarë duhet të bëjnë është që t’i dërgojnë qentë tek veterinari me i afërt i kontraktuar.

“Përveç identifikimit dhe regjistrimit, AUV ofron falas edhe kastrimin/sterilizimin e qenve, për të gjithë pronarët e interesuar të marrin këtë shërbim por nuk është obligative.

Është obligim ligjor për çdo pronar të kafshës shoqëruese (qen) ta bëjë identifikimin dhe regjistrimin e kafshës së tij/saj.

Përderisa ju jeni pronarë shteti ju mundëson që ta legalizoni përmes një  mikroçip në trup, i cili ndërlidhet me të dhënat e pronarit, të cilat ruhen në Regjistrin Qendror të Kafshëve, i cili menaxhohet nga AUV.

Procedura e vendosjes së mikroçipit është shumë e thjeshtë dhe aspak e dhimbshme për kafshën. Mikroçipi injektohet përmes gjilpërës nën lëkurën e kafshës, ashtu si vaksinat, dhe nuk ka nevojë për përdorim të anestetikëve për t’u aplikuar”, thuhet në njoftimin e AUV-it.

Subjektet veterinare të kontraktuara që ofrojnë falas shërbimin e identifikimit dhe regjistrimit si dhe të kastrimit/sterilizimit të qenve me pronar në tetë komunat e para është:

Komuna e Prishtinës

“King – pet” o.p. – dmv Selatin Mjeku – 044 557 870

“Veterina 1” sh.p.k. – dmv Shefki Ajdini – 044 268 141

“Crazy pet” sh.p.k. – dmv Dardan Pozhegu – 044 248 780

N.sh “Spana” – dmv Korab Gunga – 044 176 653

Komuna e Mitrovicës

Mitro vet” sh.p.k. – dmv Ahmet Osmani – 044 721 842

A.v. “veterinaria” – dmv Avni Kadriu – 044 196 693

“Blendor kadriu b.i.” – Blendor Kadriu – 049 461 010

Komuna e Pejës

“Zoovet ” sh.p.k. – dmv Henrik Nulleshi – 044 221 222

Komuna e Ferizajt

A.v. “Goni” – dmv Agron Pajaziti – 044 680 515

A.v.  “Indriti” – dmv Mexhit Haxhimusa – 044 155 453

“My pet” sh.p.k – dmv Urim Guta – 044 860 712

“Kushtrim Rexhepi b.i.” – dmv Kushtrim Rexhepi – 044 219 162

“Heset Vranovci b.i.” – dmv Heset Vranovci – 044 608 619

A.v. “Veterina” – dmv Ali Halili – 044 238 301

“Besim Uksmajli b.i.” – dmv Besim Uksmajli – 044 453 237

Komuna e Vushtrrisë

“Zenel Zhabari b.i.” – dmv Zenel Zhabari – 049 213 038

“Pharmacion – vet ” sh.p.k. – dmv Fevzi Gërxhaliu – 044 197 626

“Qerim Basholli  b.i.”  – dmv Qerim Basholli – 044 673 981

“Veterina” – dmv Safet Osmani – 044 147 297

Komuna e Dragashit

“Rexhep Shala b.i.” – dmv Rexhep Shala – 044 201 082

“Verim Mujaj b.i.” – dmv Verim Mujaj – 044 392 099

Komuna e Drenasit

“Sefedin Heta b.i.” – dmv Sefedin Heta – 044 180 947

A.v.  “Drenas” – dmv Elbasan Ibriqi – 045 494 589

“Veterinaria – Drenas ” sh.p.k – dmv Florijan Mulaj – 049 226 365

Komuna e Podujevës

“Nazmi Lahu b.i.” – dmv Nazmi Lahu – 044 170 323

“Sabri Halili b.i.” – dmv Sabri Halili – 044 274 668

“Blerim Vërshevci b.i.” – dmv Blerim Vershevci – 044 319 412

“Hamdi Aliu b.i.” – dmv Hamdi Aliu – 044 170 323

“Isuf Berisha  b.i.” – dmv Isuf Berisha – 044 170 323

AUV më tej bën të ditur se së shpejti do të nisë identifikimi dhe regjistrimi i qenve edhe në komunat tjera.

Për më shumë informata vizito: https://auvk.rks-gov.net

Të ngjashme