Ka nisur “Mini Olimpiada 2019” për personat me nevoja të veçanta, njofton Klan Kosova.
Në këtë organizim kanë marrë pjesë edhe Kryeparlamentari Kadri Veseli dhe Kryeministri Ramush Haradinaj, madje ky i fundit edhe si garues.
Të dy kanë premtuar mbështetje për personat me nevoja të veçanta.
“Unë e kryeministri kemi ardhur për ta dëshmuar përkrahjen për ju. E di që keni sfida, por do ta keni mbështetjen nga ne. Ne do të do ju inkurajojmë dhe do të ju japim hapësirë në institucionet publike”, ka thënë Veseli.
“Ne kemi bërë disa punë të mira sa i përket personave në nevoja të veçanta. Nuk do të ndalemi duke qenë me ju”, ka thënë Haradinaj.