Nis ndërtimi dhe asfaltimi i rrugës Lipjan – Magurë

Prishtinë | 15 Tet 2016 | 13:49 | Nga

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, dhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, kanë bërë inaugurimin e fillimit të punimeve në ndërtimin dhe asfaltimit të rrugës Lipjan – Magurë.

Ky projekt financohet nga Ministria e Infrastrukturës me një gjatësi prej 9.28 kilometra, ndërsa vlera e realizimit të tij është 1,164,689.24 euro

Nga ky projekt tejet i rëndësishëm i cili pas ndërtimit të kësaj rruge do të përfitojnë shumica e vendbanimeve të Komunës së Lipjanit, por edhe e tërë Kosova, sepse kjo rrugë lidhet edhe me Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se përpos këtij projekti janë në procedura të prokurimit për fillimin edhe të projekteve tjera infrastrukturore në Komunën e Lipjanit, ku së shpejti do të vazhdojnë me ndërtimin e dy rreth rrotullimeve që janë shumë të rëndësishëm Janjevë-Banullë dhe te udhëkryqi Lipjan – Shtime.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se ky projekt është një nga projektet më të rëndësishme për banorët e Lipjanit.

Kryetari Ahmeti falënderoi ministrin Zharku për mbështetjen e madhe në përmirësimin e infrastrukturës lokale në Komunën e Lipjanit.

Gjithashtu kryetari bashkë me ministrin vizituan edhe punimet në segmentin rrugorë Gadime e Epërme-Smallush-Sllovi.

rruga-lipjan-magure

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme