Nis përsëri gjykimi i Lutfi Dervishit në rastin “Medicus”

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 12:06 | Nga Ekonomia Online

Ka nisur gjykimi i urologut Lutfi Dervishi, të akuzuarit për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore.

Pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim Rastin “Medikus” në janar të këtij viti, ka nisur përsëri gjykimi i Lutfi Dervishit, djalit të tij Arbanit dhe mjekut anesteziolog Sokol Hajdinit.

Në gjykatë nuk është i pranishëm Arban Dervishi që ngarkohet me të njëjtat vepra si babai i tij, ndërsa ishte menaxher i Klinikës “Medicus”.

“As nuk më ka kontaktu, e as nuk kam bërë përpjekje minimale ta kontaktoj, në ndërkohë konkretisht këtë vit kam ushtruar mjete të parapara juridike në formë të shkruar që të mbrojturit tim Arban t’i mundësohet prania e papenguar në këtë shqyrtim fillestar gjyqësor. Unë nuk e di ku është”, tha avokati Dushi.

Në vitin 2013 urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar e 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit, shkruan kallxo.com.

Djalit të Lutfiut, Arbanit, i cili nga gjykata themelore ishte dënuar me 7 vjet e tre muaj burg, Gjykata e Apelit ia ngriti dënimin në 8 vjet, ndërsa Sokol Hajdini nga Gjykata e Apelit u dënua me 5 vjet burg për dallim nga dënimi prej 3 vjetësh që i kishte shqiptuar gjykata themelore.

Sokol Hajdini akuzohej për lëndime të rënda trupore, ndërsa i ishte ndaluar edhe ushtrimi i punës së anesteziologut për një vit.

Edhe Lutfi Dervishit, gjykata përveç dënimit me burg, ia kishte ndaluar ushtrimin e profesionit për tre vjet.

Lutfi Dervishi ishte arrestuar më 10 janar 2017, pas disa muajsh në arrati.

Avokati i Dervishit arrestimin atëherë e kishte cilësuar kidnapim, ndërsa policia e kishte demantuar këtë, duke thënë se arrestoi një person që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Rasti “Medicus” kishte nisur pas arrestimit të mjekut Lutfi Dervishi , të birit të tij dhe anesteziologëve, kur Policia e Kosovës kishte bastisur Klinikën “Medicus” ku kishte gjetur medikamente me afat të skaduar dhe doza të gjakut të cilat nuk kishin origjinë.

Në Klinikën “Medicus” ishte gjetur edhe një pacient, shtetas izraelit, i cili dyshohet se kishte pranuar veshkën nga një shtetas turk. Shtetasi turk qe arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në kohën kur po largohej nga Kosova.

Ka nisur gjykimi i urologut Lutfi Dervishi, të akuzuarit për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore. Pasi Gjykata Supreme e ktheu në rigjykim Rastin “Medikus” në janar të këtij viti, ka nisur përsëri gjykimi i Lutfi Dervishit, djalit të tij Arbanit dhe mjekut anesteziolog Sokol Hajdinit.

Në gjykatë nuk është i pranishëm Arban Dervishi që ngarkohet me të njëjtat vepra si babai i tij, ndërsa ishte menaxher i Klinikës “Medicus”.

“As nuk më ka kontaktu, e as nuk kam bërë përpjekje minimale ta kontaktoj, në ndërkohë konkretisht këtë vit kam ushtruar mjete të parapara juridike në formë të shkruar që të mbrojturit tim Arban t’i mundësohet prania e papenguar në këtë shqyrtim fillestar gjyqësor. Unë nuk e di ku është”, tha avokati Dushi.

Në vitin 2013 urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar e 8 vjet burg nga Gjykata Themelore e Prishtinës nën akuzën për krim të organizuar dhe trafikim me qenie njerëzore, ndërsa këtë vendim ia vërtetoi në vitin 2016 edhe Gjykata e Apelit, shkruan kallxo.com.

Djalit të Lutfiut, Arbanit, i cili nga gjykata themelore ishte dënuar me 7 vjet e tre muaj burg, Gjykata e Apelit ia ngriti dënimin në 8 vjet, ndërsa Sokol Hajdini nga Gjykata e Apelit u dënua me 5 vjet burg për dallim nga dënimi prej 3 vjetësh që i kishte shqiptuar gjykata themelore.

Sokol Hajdini akuzohej për lëndime të rënda trupore, ndërsa i ishte ndaluar edhe ushtrimi i punës së anesteziologut për një vit. Edhe Lutfi Dervishit, gjykata përveç dënimit me burg, ia kishte ndaluar ushtrimin e profesionit për tre vjet.

Lutfi Dervishi ishte arrestuar më 10 janar 2017, pas disa muajsh në arrati. Avokati i Dervishit arrestimin atëherë e kishte cilësuar kidnapim, ndërsa policia e kishte demantuar këtë, duke thënë se arrestoi një person që ishte në kërkim ndërkombëtar.

Rasti “Medicus” kishte nisur pas arrestimit të mjekut Lutfi Dervishi, të birit të tij dhe anesteziologëve, kur Policia e Kosovës kishte bastisur Klinikën “Medicus” ku kishte gjetur medikamente me afat të skaduar dhe doza të gjakut të cilat nuk kishin origjinë.

Në Klinikën “Medicus” ishte gjetur edhe një pacient, shtetas izraelit, i cili dyshohet se kishte pranuar veshkën nga një shtetas turk. Shtetasi turk qe arrestuar në Aeroportin e Prishtinës në kohën kur po largohej nga Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme