Ekonomia Online
FUNDIT

Nis punën kompania britanike që do ta luftojë nepotizmin në Kosovë

Nis punën kompania britanike që do ta luftojë nepotizmin në Kosovë

Kompania BDO LLP në partneritet me kompaninë A&DC, nga sot do të fillojë punën për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, në borde fillimisht duke sjell përvojë të re në institucionet publike të Republikës së Kosovës. Kjo kompani është pjesë e 5 rrjeteve më të mëdha […]

Kompania BDO LLP në partneritet me kompaninë A&DC, nga sot do të fillojë punën për t’i ndihmuar institucionet e Kosovës në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve për postet e larta, në borde fillimisht duke sjell përvojë të re në institucionet publike të Republikës së Kosovës.

Kjo kompani është pjesë e 5 rrjeteve më të mëdha të shërbimeve profesionale në botë, e cila ka përvojë për më shumë se 30 vjet në dhënien e asistencës teknike.

Në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Kosovës, kompania BDO në partneritet me A&DC do të jetë përgjegjëse për përgatitjen e listës së ngushtë të kandidatëve më të mirë për t’u përzgjedhur në pozitat e larta të shpallura.

Me këtë rast, zëvendësambasadori britanik, Tom Adams, tha se sot po hapet një kapitull i ri.

“Kosova dhe institucionet e Kosovës sot kanë rastin të hapin një faqe të re dhe me këtë të dëshmojnë se përkrahin interesat e qytetarëve të Kosovës. Sot është rasti që institucionet e Kosovës t’i shpallin luftë nepotizmit dhe me këtë edhe korrupsionit nëpër institucionet e saj”.

Kjo sipas tij i ka shkaktuar Kosovës dëme të mëdha dhe sigurisht se do t’i shkaktojë dëme edhe më të mëdha në të ardhmen nëse nuk parandalohet një gjë e tillë.

Ministria e Financave (MF) ditë më parë anuloi  konkursin për pozitën e drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës me qëllim që të pritet fillimi i punës së kësaj kompanie që pritet të japë ndihmesën në përzgjedhjen e të parit të doganës.

Të ngjashme