Dëshira e shumë të rinjve për të mësuar gjuhë të huaja dhe për të rritur ndërgjegjësimin rreth kulturave dhe vendeve të ndryshme, ka shtyrë UBT-në që në kuadër të Akademisë Ndërkombëtare Verore të organizojë shkollën verore të Gjuhëve të Huaja “Learn a language, lead the world”.
Akademia e Gjuhëve të Huaja ka filluar punimet në mënyrë atraktive, ku pjesëmarrësit po marrin pjesë në ushtrime fonetike, ligjërata dhe seminare për çështje sociale dhe kulturore, udhëtime në terren e vizita studimore.
Pjesë e kësaj akademie janë një numër i konsiderueshëm i të rinjve, të cilët po marrin dhe shkëmbejnë eksperienca të shumta, si dhe po përfitojnë njohuri nga tutorë dhe folës nacional të gjuhëve përkatëse.
Ata përveç që po rrisin vetëbesimin, njëherësh po fitojnë aftësi për të zhvilluar bisedë të thjeshtë në një gjuhë tjetër, gjithnjë duke demonstruar edhe njohuri përkatëse.