Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, ka nisur punimet Konferenca VII ndërkombëtare me temë “Gratë dhe Biznesi” organizuar nga UPZ, Universiteti i Trakisë dhe nga Grupi Ndërkombëtar i Grave dhe Biznesit.
Në këtë konferencë po marrin pjesë 70 studiues ku do të paraqiten 40 punime shkencore me këtë temë.
Pjesëmarrësit dhe studiuesit janë nga Amerika, Turqia, Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova.
Nikoqiri i kësaj konference njëherësh i pari i Universitetit “Ukshin Hoti”, rektori Ramë Vataj, bëri hapjen e punimeve, i cili theksoi rëndësinë e këtij evenimenti.
Rektori Vataj e falënderoi këshillin organizativ për punën e bërë për këtë ngjarje të rëndësishme në Universitetin “Ukshin Hoti”.