Nis rinumërimi i rreth 500 vendvotimeve për asamble komunale, prin komuna e Mitrovicës

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 17:42 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Rreth 500 vendvotime që u takojnë zgjedhjeve për Kuvende Komunale të 17 tetorit, kanë filluar të rinumërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, raporton Ekonomia Online.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në një konferencë për medie ka thënë se rinumërimi do të vazhdojë deri në mesnatë, për të vazhduar më pas mëngjesin e së martës.

“Brenda pak minutave pritet që të fillojë rinumërimi i fletëvotimeve që ka vendosur PZAP. Pra KQZ ka pranuar vendimet nga PZAP pas ankesave nga kandidatët e kuvendeve komunale. PZAP ka marr vendim për të rinumëruar qindra vendvotime që i takojnë zgjedhjeve komunale, sipas vendimeve të PZAP bëhet fjalë për rreth 500 vendvotime që do të numërohen në QNR të cilët i takojnë komunave të ndryshme. Gjithsej janë vendvotime që u përkasin 22 komunave, dhe kësisoj në bazë të listës preliminare do të shikojmë edhe njëherë vendimet e PZAP, por sipas kësaj liste janë 500 vendvotimeve”, tha ai.

Këto vendvotime janë të komunave të ndryshme, ndërsa më së shumti vendvotime që do të numërohen do të ketë në Mitrovicën e Jugut 96.

 “Nga komuna e Gjakovës janë 52 vendvotime që do të rinumërohen, nga Drenasi 4 vendvotime, Dragash 5, Istog dhe Kaçanik nga 1 vendvotim, Fushë Kosovë 6, Kamenicë 3 vendvotime, Mitrovicë e Jugut 96, Lipjan 5, Obiliq 12, nga 18 në Rahovec dhe Pejë, në Podujevë 88 vendvotime, Prishtinë 7, Prizren 48 vendvotime, Skenderaj 1, në Shtime 32, Suharekë 4, Ferizaj 19, Viti 9, Vushtrri 13 dhe Malishevë 6, gjithashtu do të numërohen edhe disa dengje me fletëvotime nga me postë”, tha Elezi.

No description available.
No description available.

Të ngjashme