Ka nisur takimi i përbashkët mes shefes për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Federeica Mogherini, me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ky takim u parapri nga bisedimet dypalëshe mes Thaçit dhe Vuçiqit me Mogherinin.
Nuk dihet se sa do të zgjas ky takim, por pritet që të ketë marrëveshje mes palëve për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.
Për fillimin e takimit ka njoftuar zëdhënësja e BE-së, Maja Kocijançiq përmes një statusi në Twitter.