Nis vaksinimi i qenve me pronarë

Prishtinë | 25 Kor 2018 | 19:25 | Nga

Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në përmbushje të zotimit të Kryetarit të Komunës sē Ferizajt, Agim Aliu për trajtimin e qenve me dhe pa pronarë, ka filluar aksionin e vaksinimit të qenve me pronarë, vaksinim ky që po bëhet kundër sëmundjes së tërbimit dhe dehelmetizimit të tyre kundër ekinokokut.

Me këtë rast, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë bën thirrje publike tek të gjithë pronarët dhe personat që kujdesen për këto kafshë që t’i sjellin ato duke vizituar ambulancat veterinare në kohën dhe datat e parashikuara për të gjitha lokalitetet në fshat dhe qytet, në mënyrë që të arrihet shkallë më e lartë vaksinimi kundër sëmundjeve të sipërpërmendura.

Vaksinimi i qenve me pronarë do të kryhet në këto data dhe orare, në oborret e shkollave të zonës:

26.07.2018-Doganaj – ora: 9:00-10:00 – Afër shkollës së fshatit;

26.07.2018-Varosh – ora: 16:00-18:00 – Afër shkollës së fshatit;

27.07.2018-Jezerc – ora: 09:00-10:00 – Afër shkollës së fshatit;

27.07.2018-Prelez i Jerlive – ora 16:00-17:00 – Afër shkollës së fshatit;

27.07.2018-Komogllavë – ora: 15:30-19:00 -Afër shkollës së fshatit;

28.07.2018-Tërrn – ora: 12:00-13:00 – Afër shkollës së fshatit;

28.07.2018-Bablak – ora: 13:00-14:00 – Afër shkollës së fshatit;

28.07.2018-Sazli – ora: 14:30-15:30 – Afër shkollës së fshatit;

28.07.2018-Manastirc – ora: 10:00-11:00 -Afër shkollës së fshatit;

28.07.2018-Nikadin – ora: 12:00- 13:00 – Afër shkollës së fshatit;

28.07.2018-Pojatë – ora: 14:00- 15.30 – Afër shkollës së fshatit;

29.07.2018-Prelez i Muhaxhërve – ora: 17:30-18:30 – Afër shkollës së fshatit;

29.07.2018- Rakaj – ora: 16:00- 18:00 – Afër shkollës së fshatit;

29.07.2018-Kosina- ora: 10:00- 12:00 – Afër shkollës së fshatit;

29.07.2018-Surqinë – ora: 14:00- 16:00 – Afër shkollës së fshatit;

29.07.2018 – Greme – ora: 10:00- 13:30 – Afër shkollës së fshatit;

29.07.2018-Dardani-ora: 10:00-12:00 – Afër shkollës së fshatit;

29.07.2018-Mirosalë – ora: 12:30-14:00 – Afër shkollës së fshatit;

29.07.2018-Sojevë – ora: 15:00- 16:00 – Afër shkollës së fshatit;

30.07.2018-Burrnik- ora: 10:00- 12:00 – Afër shkollës së fshatit;

30.07.2018-Rahovicë – ora: 9:00-11:00 – Afër shkollës së fshatit;

30.07.2018-Softaj- ora: 11:00-13:00 – Afër shkollës së fshatit;

30.07.2018-Softaj – ora: 13:00- 14:00 – Afër shkollës së fshatit;

Ndërsa në qytet vaksinimi do të kryhet gjatë të gjitha ditëve të punës prej orës 9:00-17:00 në ambulancat veterinare.

Drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami e vlerësoi këtë aksion si tejet të nevojshëm dhe efektiv në kujdesin ndaj qenve me pronarë si dhe sigurisë së përgjithshme të mbajtësve të këtyre kafshëve.

Ky aksion nis me datë 26 korrik 2018 dhe do të përfundohet për gjithë territorin e Ferizajt më datë 30 korrik.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme