Nis vlerësimi me detektor i dy lokacioneve të dyshuara për varreza në Serbi

Prishtinë | 07 Gus 2018 | 08:10 | Nga

Me detektor sonar (aparaturë hulumtuese) ka nisur të hënën të bëhet vlerësimi i dy lokacioneve të dyshuara për varreza masive në Serbi.

Puna vlerësuese do të zgjatë 5 ditë, ku fillimisht do të vlerësohet lokacioni i Jalovishtes e më pas ai i Kizhevakut, që ndodhen në rajonin e Rashkës.

Detektorin sonar, Qeveria e Kosovës e ka siguruar kohë më parë nga Kombet e Bashkuara.

Pas përfundimit të punës në Serbi, në këtë formë do të vlerësohen edhe 2 lokacione të dyshuara për varreza me trupa të të vrarëve gjatë luftës në Kosovë, një në fshatin Uglar të Fushë-Kosovës dhe një në Kaçanik…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme