Këtë të diel startoi zyrtarisht kapitulli i “Tika Takas” te anglezët e Manchester City, me autor Pep Guardiola.
Tekniku spanjoll i cili me këtë taktikë ka fituar shumë te Barcelona dhe Bayerni u prezantua si një “rock star” para tifozëve të Manchester City.
“Faleminderit klubit që më dha mundësinë të punoj dhe jetoj në Angli”, deklaroi Guardiola.
“Pas sukseseve në Spanjë e Gjermani, tani dua t’ju bëj juve krenar me stilin tonë të lojës”, ishin fjalët e spanjollit i cili më pas shëtiti ambientet e stadiumit dhe kompleksit stërvitor të Manchester Cityt.
Bashkë me prezantimin e trajnerit të ri, drejtuesit anglezë kanë prezantuar dhe logon e re të klubit.