Kompania FRUTEX, e cila merret me prodhimin pijes energjike “Golden Eagle” dhe lëngjeve “RELAX”, të mërkurën ka nisur kontingjentin e parë për tregun e Irakut.
Objektivi i kompanisë “Frutex” është rritja e eksportit edhe në vendet e tjera të Azisë, ajo gjatë këtyre ditëve ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi edhe me një kompani nga Jordania dhe pritet që gjatë muajit shkurt pritet të fillon me eksport edhe në këtë vend.
Viti 2016 ka qenë viti i suksesshëm për këtë kompani, e cila vetëm gjatë këtij viti ka pasur 297 eksporte duke u radhitur si eksportuesi më i suksesshëm në Kosovë
“Golden Eagle” dhe “Relax” është prezentë në 24 shtet të Evropës, Azisë dhe Afrikës.