Nis punimet simpoziumi ndërkombëtar në UPZ

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 14:33 | Nga

Të premten ka filluar punimet simpoziumi ndërkombëtar “Eastern Alpine and Dinaric Vegetation Ecology” që organizohet nga Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universiteti “Haxhi Zeka” – Pejë.

Në këtë Simpozium po marrin pjesë profesorë nga shtete të ndryshme të Evropës (Austri, Itali, Gjermani, Slloveni, Spanjë, Kroaci, Bullgari, Turqi, Maqedoni, Shqipëri, etj.) dhe i takon lëmisë së Ekologjisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Ramë Vataj, rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në cilësi të nikoqirit në nisjen e punimeve të këtij simpoziumi ju dëshiroi mirëseardhje dhe suksese në prezantimin e punimeve të tyre të gjithë studiuesve.

Rektori Vataj falënderoi organizatorët dhe në veçanti Rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” Pejë, Fadil Millaku, për mundësimin që kjo ngjarje e rëndësishme të ndodhë në UPZ.

Ai theksoi se për seriozitetin e kësaj konference flasin numri i madh i studiuesve nga shumë shtete evropiane, duke shtuar se një organizim i tillë është vlerë për UPZ por edhe për gjithë Kosovën.

“Kontributi i juaj do të jetë edhe për ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtje së bimëve endemike dhe diversitetit në vendin tonë”, nënvizoi rektori Vataj.

Ndërkaq, rektori i Universitetit i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Fadil Millaku, në fjalën e tij në cilësi të bashkorganizatorit të simpoziumit ju uroi suksese studiuesve dhe falënderoi rektorin Ramë Vataj, profesorin UP Bekim Gashi dhe të gjithë organizatorët për kontributin e dhënë që ky organizim të shkoj për së mbari.

Ndërsa, Zeljko Skvorc nga Universiteti i Zagrebit u shpreh i kënaqur që ky simpozium me këtë tematik po organizohet në Prizren.

Ai po ashtu falënderoi Rektorin Vataj dhe Rektorin Millaku për kontributin e dhënë në këtë kuadër.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme