Nisin gërmimet për eshtra afër Urës së Ibrit

Prishtinë | 16 Shk 2017 | 10:53 | Nga

Instituti i Mjekësisë Ligjore ka njoftuar se ka nisur kontrollimin e hapësirës në pjesën veriore të urës së Ibrit, vend ky i njohur si hapësira e xhamisë së urës së Ibrit e cila është rrënuar gjatë viteve të luftës në Kosovë.

Në këtë vend dyshohet se mund të ketë të varrosur trupa të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së vitit 1999.

“Gërmimet në këtë lokacion do të bëhen nga ekipi i Institutit të Mjekësisë Ligjore si dhe ekspertët e EULEX-it”, thueht në njoftimin që e përcjell Ministria e Drejtësisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme