Kryeprokurori i Mitrovicës Shyqeri Syla ka urdhërar inicimin e hetimeve për video-incizimet e publikuara në media për vëllaun e kryetarit të komuës së Vushtrrisë Xhafer Tahirit.
Syla ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet.
“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë – Shyqyri Syla, ka urdhëruar Njësinë Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, që të nisë hetime përkitazi me publikimin e video-incizimit në portalin Indeksonline publikuar me datë 03 tetor 2019, e në të cilat incizime pretendohet se dëgjohet S.T, i cili është vëllau i kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xh.T,.
Kryeprokurori Syla, ka kërkuar nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit në Mitrovicën e Jugut, ndriçimin e këtij rasti si dhe ka kërkuar që kjo çështje të trajtohet me prioritet”.