Nisin procedurat për blerjen e ndërtesës së Konsullatës në Strasburg, Kurti e lidh me anëtarësimin në KiE

Prishtinë | 16 Nën 2023 | 16:18 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në faqen zyrtare të tij në Facebook lidhur me vendimet që janë marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës.

Një prej vendimeve të marra është edhe ai për nisjen e procedurave për blerjen e ndërtesës së Konsullatës së Përgjithshme në Strasburg të Francës.

Kurti e ka lidhur këtë vendim me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Prania e përhershme diplomatike në Strasburg është edhe një dëshmi tjetër e gatishmërisë dhe seriozitetit të Republikës së Kosovës për procesin e anëtarësim të saj dhe kontributin në Këshillin e Evropës”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme