Kanë filluar punimet për rikonstruktimin e rrugës nacionale N2, udhëkryqi për Gjilan – QMI, llot 1, në gjatësi prej 4 kilometrash dhe në vlerë prej 598 995 97 euro.
Në fillimin e punimeve në këtë segment rrugor ishte i pranishëm edhe ministri i infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë.
Sipas kontratës së nënshkruar, kompania e kontraktuar obligohet që punimet t’i përfundojë në afat prej 120 ditësh pune.
Mirëpo, zyrtarët e kësaj kompanie janë zotuar se punimet do të përfundojnë para afatit të përcaktuar me kontratë.
Me realizimin e këtij projekti krijohet një parakusht i rëndësishëm për zhvillim më të hovshëm ekonomik të kësaj ane.