Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota, ka përcjelle nga afër, fillimin e punimeve në asfaltimin e rrugës në dy lagje të fshatit Gjurgjevik i Madh të Klinës. Me ketë rast ai ka uruar banorët për ketë projekt që do të krijoje lehtësira në lëvizjen e tyre.
Rruga deri tash ka qenë pothuajse e pakalueshme dhe pushteti lokal i është përgjigjur kërkesave të banorëve për asfaltimin e saj. Rruga do të jetë në shërbim të 50 familjeve të cilat kanë shfrytëzuar rrugë tjera alternative duke kaluar kilometra të tëra për t’u lidhur me rrugën magjistrale. Ndërsa me asfaltimin e saj krijohen kushte shumë me të volitshme për jetese.
“Aty ku ka vështirësi në lëvizje, pushteti lokal është i gatshëm të intervenoj. Projekte të tilla janë dhe po realizohen në të gjitha pjesët e Komunës sonë. Krejt kjo për të rregulluar mirëqenien e qytetarëve tanë”, u ka thënë Bashota, banorëve të Gjurgjevikut.
Në ketë fshat janë asfaltuar rrugët në disa lagje ndërkohë që pritet asfaltimi i rrugëve edhe në pjesët tjera të fshatit.