Në kuadër të projektit për krijimin e hapësirave të gjelbëruara, në fshatin Gexhë të komunës së Rahovecit, kanë nisur punimet në projektin për ndërtimin e parkut që financohet nga buxheti i komunës.
Punimet që kanë nisur në projektit për ndërtimin e parkut në fshatin Gexhe, nga afër i ka parë kryetari i komunës, Smajl Latifi i shoqëruar nga Rumir Zhuniqi, drejtor i Drejtorisë së Urbanizmit, Planifikimit dhe Mbrojtje të Mjedisit, Berat Duraku drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe qytetarë të këtij fshati.
“Rahoveci ka natyrë të mrekullueshme, vetëm duhet ta ruajmë, kultivojmë e mbrojmë. Në kuadër të projektit për krijimin e hapësirave të gjelbëruara, sot kemi filluar me ndërtimin e Parkut në fshatin Gexhë, që do të jetë parku i parë i ndërtuar ndonjëherë në këtë fshat. Do të vazhdojmë me projekte të tilla gjithandej Rahovecit në mënyrë që të sigurojmë ambient të bukur e lokacione atraktive për qytetarët tanë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.