Nisin punimet për rregullimin e rrugës “Halil Alidemaj” në Ferizaj

Prishtinë | 18 Qer 2018 | 15:27 | Nga

Komuna e Ferizajt bashkë me operatorin ekonomik të përzgjedhur për këtë projekt kanë filluar sot punimet për rregullimin e rrugës “Halil Alidemaj” e cila ndodhet në qendër të Ferizajt , por që është shoqëruar disa herë me telashe infrastrukturore.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu me rastin e fillimit të punimeve për kanalizimin atmosferik dhe fekal, funksionalizimin e ujësjellësit dhe asfaltimit të kësaj rruge tha se më në fund do të përfundojnë vuajtjet e këtyre banorëve të cilët i kanë adresuar shpesh ankesat e tyre ne qeverinë komunale.

Veç projektit për rrugën “Halil Alidemaj”, Aliu, potencoi se do të ketë së shpejti fillim të punimeve edhe për realizim të projekte të tjera. Ai ka ripërsëritur se vëmendje e veçantë do t’i kushtohet pjesës urbane të Ferizajt e cila ka mbetur e pa trajtuar drejtë deri më tani.

Për shkak të punimeve në rrugën “Halil Alidemaj” do të ketë ndërprerje të shpeshta në komunikacion për të cilat është kërkuar mirëkuptim nga ana e qytetarëve. Ndërsa gjatë ditës së diele është njoftuar se do të ketë ndërprerje të qarkullimit të veturave përgjatë rrugës “Ahmet Kaçiku” për shkak të kyçjeve të cilat duhet të bëhen në këtë pjesë.

U bë e ditur se kostoja e këtij projekti është rreth 200 mijë euro.

Image may contain: one or more people, people walking and outdoorImage may contain: 3 people, people standing and suitImage may contain: 2 people, outdoorImage may contain: 1 person, outdoor

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme