Nisin testimet e para për Coronavirus në Aeroportin Heathrow të Londrës

Prishtinë | 20 Tet 2020 | 08:27 | Nga Ekonomia Online

Pasagjerët që do të udhëtojnë nga Aeroporti Heathrow i Londrës drejt Hong Kongut dhe Italisë të martën, do të jenë të parët që kanë mundësinë e kryrjes së testit të shpejtë për koronavirus para nisjes.

Ky test është thënë se do të kushtojë 80 funta, derisa rezultati i tij bëhet i ditur brenda 20 minutave.

Qëllimi i kryerjes së këtij testi është që t’iu ndihmojë njerëzve të udhëtojnë në vendet ku kërkohet rezultat negativ i testit për këtë virus.

Një numër në rritje i shteteve kanë klasifikuar Mbretërinë e Bashkuar si vend me “rrezik”, që nënkupton se udhëtarët nga ky vend përballen me më shumë kufizime.

Autoritetet në Hong Kong tani u kërkojnë njerëzve që udhëtojnë nga Londra të prezantojnë testin për koronavirus, të kryer brenda 72 orëve.

Testi i shpejtë me pështymë, që tani është i qasshëm në dy terminale në Heathrow të Londrës, njihet si testi Lamp.

Ky test është më i shpejtë sesa ai PCR, meqë mostrat nuk duhet të dërgohen nëpër laboratorë.

Collinson, kompania që qëndron mbrapa iniciativës për kryrje të këtij testi në Londër ka thënë për BBC-në se pasagjerët duhet të arrijnë në aeroport një orë më herët për ta kryer këtë test.

Zyrtarët e kësaj kompanie kanë thënë se kryerja e testimeve do të krijojë siguri për udhëtarët, të cilët gjatë udhëtimit më pas do të jenë të sigurt nga COVID-19, sëmundja që shkakton koronavirusi.

“Kjo gjë fillon të bëjë udhëtimin më të lehtë sërish”, ka thënë ai.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme