NISMA akuzon PDK-në për vëzhgues dhe reklama

Prishtinë | 04 Dhj 2016 | 10:01 | Nga

Dega e NISMA për Kosovën në Drenas shpreh shqetësimin e saj, siç thotë për numrin e madh të vëzhguesve të akredituar të partisë në pushtet, PDK-së.

Sipas Nismës, PDK-ja ka futur në çdo klasë ku është duke u votuar edhe kinse “koordinator të vëzhguesve” gjë që bie ndesh me rregullat në fuqi të KQZ-së.

Gjithashtu, NISMA për Kosovën dega në Drenas është tejet e shqetësuar për faktin se reklama e kandidatit të PDK’së, vazhdon të jetë prezente nëpër ambiente të shkollave ku po votohet.

Gjithashtu, një foto e cila po qarkullon në rrjetet sociale, shihet se një qytetar i Drenasit, ka fotografuar votën e tij.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme