Nisma falënderon PZAP-në, thotë se tashmë janë pjesë e Kuvendit

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 16:18 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nisma për Kosovën ka thirrur konferencë për medie pas vendimit të PZAP-së që të anulojë votat e ardhura nga Serbia dhe rinumërimin e 1472 vendvotimeve, raporton EkonomiaOnline.

Kryetari i kësaj partie, Fatmir Limaj tha se PZAP-ja dëshmoi se në Kosovë ka ende drjetësi.

“Sot Kosova është me e sigurt dhe ligjore. Është një Kosovë ka institucione që e mbrojnë ligjin. Besoj se ne si qytetarë jemi më të sigurt dhe na jep më shumë motiv në respektim të ligjit se vendimi i PZAP ka institucione që e respektojnë ligjin. Shteti ligjor mbrohet çdo ditë me vepër, avancohet çdo ditë dhe çdo anëtarë i PZAP duhet të ndihet krenar që kanë mbrojtur shtetin ligjor dhe ne i falënderojmë”, tha ai.

Ai akuzoi KQZ-në për shpallje të rezultatit të padrejtë, ndërsa bëri të ditur se tashmë koalicioni Nisma-AKR-PD është pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Ai organ (PZAP)i ka treguar Kosovës se ka burra e gra se shtetin ligjor e kanë të shenjtë. PZAP sot ka bërë një shërbim të mirë dhe ka kthyer në një masë integritetin e zgjedhjeve në Kosovë, ashtu siç kanë votuar qytetarët sipas ligjit. PZAP ka dalë si një gardian i ligjit dhe ne si subjekte duhet ti shprehin mirënjohjen që ktheu legjitimitetin të dala nga votat e sovranit. Mirënjohje për ta që kanë miratuar ankesën tonë. Siç e kemi thënë edhe ne se KQZ ka shpallë një rezultate jo të drejtë, dhe vendimi i PZAP, tregon se KQZ atë ditë nuk ka shpallë asgjë, dhe siç e dini Nisma dhe partitë në koalicion janë pjesë e Kuvendit”, ka thënë ai.

“Nga sot edhe me vendim të PZAP, Nisma dhe partitë e koalicionit janë parti parlamentare dhe u dëshmua se ne me vota të rregullta jemi në parlament. Do të vazhdojmë në mbrojtje të ligjshmërisë. Besojmë që organet tona do të jenë në nivelin e detyrës siç ka qenë PZAP-ja. Nisma tashmë ka 5. 012 për qind dhe jemi me 6 mandate në parlamentin e Kosovës”, tha ai.

Të ngjashme