NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, në mbledhjen e fundit me strukturat e saj, pas analizës që i bëri situatës në Prizren, ka ardhur në përfundimin se mbledhja e Kuvendit Komunal e thirrur për 25.09.2019 nga kryesuesi i Kuvendit është tendencioze e adoleshencës politike që institucionin e Kuvendit të qytetit ta keqpërdorë për qëllime elektorale.
Grupi i këshilltarëve të Nismës nuk do të marrë pjesë në këtë mbledhje për këto arsye:
1. Me 25.09.2019 është dita e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet e 6 tetorit, që për ne dhe elektoratin tonë nënkupton se është dita e fillimit të festës.
2. Këshilltarët e Nismës nuk mbështesin planifikime buxhetore mbi skema të interesit të klaneve dhe komisarëve politik që e rrethojnë Mytaher Haskukën.
3. Grupi i këshilltarëve të Nismës nuk mbështet pazaret mafioze të Albin Kurtit, i cili po e keqperdor Mytën, duke i tjetërsuar dhe vënë pronat e qytetarëve në shërbim të xhepave të Vetëvendosjes.
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren, shpreson edhe te këshilltarët e subjekteve të tjera politike në pushtet e opozitë që të mos jenë në shërbim të lojërave djallëzore që parashihen të ndodhin në mbledhjen e 25.09.2019.
Zyra për Informim,
NISMA Socialdemokrate – Dega në Prizren.