Kryetari i Këshillit Kombëtar i NISMA për Kosovën, Jakup Krasniqi, bashkë me kryetarin e NISMA-s për Kosovën, Fatmir Limaj, sekretarin e NISMA-s, Bilall Sherifi, deputetë dhe anëtarë të kryesisë së NISMA-s, sot kanë vizituar familjen Dehari, për t’i shprehur ngushëllime për vdekjen tragjike të djalit të tyre, Astrit Deharit.
Kryetari i Këshillit Kombëtar, Jakup Krasniqi, tha se vdekja tragjike e Astrit Deharit, na ka goditur jashtëzakonisht shumë, saqë nuk gjejmë dot fjalë për të pëshkruar trishtimin që përjetuam.
Krasniqi tha se në këto momente të rënda, me mendje dhe zemër jemi pranë prindërve të Astritit, veprimtarëve të palodhur të çështjes kombëtare, Avniut dhe Xhemiles.
Familja Dehari ka falënderuar delegacionin e Nismës për vizitën. Prindërit e Astritit thanë se në këto ditë të rënda, çdo vizitë e mesazh ngushëllues është lehtësim për ne.