Nitaj përgëzon Haradinajn pas kthimit nga New York: Ju lumtë kryeministër

Prishtinë | 30 Sht 2018 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Ramush Haradinaj është duke kaluar kohën këtë pasdite me bashkëpunëtorë, përfshirë vëllain e tij deputet, Daut Haradinaj.

Është deputeti tjetër i kësaj partie, Muharrem Nitaj, që ka përgëzuar kryeministrin për punën e bërë në New York gjatë qëndrimit sa po mbahej Asambleja e Përgjithshme e OKB-së.

“Në kafen e parë në fundin e javës me Kryeministrin Haradinaj, pas vizitës në SHBA. Ai plot besim se Kosova është në rrugën e duhur që bashkë me partnerët strategjikë të përmbyllë procesin e shtetndërtimit dhe të hapë kapitullin e integrimit në BE dhe në strukturat euro-atlantike”, ka thënë Nitaj përmes Facebook.

“Ne të inkurajuar me qartësinë e tij dhe me miqtë e Kosovës”, ka shtuar ai.

“Interpoli, Ushtria dhe liberalizimi i vizave, janë sfidat e radhës! Sa shumë punë qenka bërë! Ju lumtë Kryeministër”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme