“Papunësia në Kosovë 4%”
Këtu ndalova së lexuari komunikatën e LVV-së…
Ajo zyrëe komunikimit, kemi thënë disa herë, që është që të bëjë më shumë promovim dhe propagandë për partinë, LVV, e më pak komunikim me publikun. Edhe pse kanë citu një organizatë rajonale, nuk i bënë këto të dhëna kredibile. Qeveria dhe LVV e dijnë shumë mirë që nuk qëndrojnë të dhënat dhe që është manipulim.
Por pse askush thujase nga opozita në Kosovë nuk reagoj me argumente? Por me reagime si ne kafe. Mbi të gjitha me tregu si ata kanë me i rregullu situatën shumë të rëndë në Tregun e Punës që ende askush se ka adresu deri tani. Me tregu sa është papunësi sipas të dhënave zyrtare të Republikës së Kosovës. Ose ose, me tregu rreth strukturës së Tregut të Punës. Medotologjisë që aplikohet e që i qet jashtë tregut rreth 700,000 persona në moshë pune.
Sa është numri i përgjithshëm i kosovarëve në moshë pune? Sa është numri i atyre që janë të punësuar? Kështu, me argument të bazuara në numra bindës kishim ardh deri tek një reagim i mirë dhe kishim shpartalluar propagandën. Por edhe pjesa tjetër, jashtë pushtetit, jemi paska përtacë, edhepse ka disa që janë aktivë.
Në vijim të dhënat e fundit zyrtare nga ASK (Zyra e Kryeministrit) në Kosovë rreth tregut të punës:
Persona në moshë pune: 1,174,836
Persona të punësuar: 425,499
Persona që nuk janë të punësuar: 749,337
Niveli i papunësisë faktikisht: 63.78%