Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se Njazi Thaçi është zgjedhur drejtor menaxhues.
Në komunikatën për media, ndër të tjera thuhet se procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësues të Shoqërisë Civile.
Komunikata e plotë:
“Ka përfunduar procesi i përzgjedhjes se Drejtorit Menaxhues të KEK-ut.
Duke respektuar në përpikëri Ligji e Ndërmarrjeve Publike, sipas kritereve të konkursit, në një proces krejtësisht transparent dhe objektiv, në bashkëpunim të plotë me ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike, pasi kanë kaluar disa faza të intervistimit, Njazi Thaçi ka dalë kandidati me i suksesshëm në garë për pozitën e Drejtorit Menaxhues të KEK-ut, duke marrë pikët maksimale në dy fazat e intervistimit.
Komisionit i rekrutimit, i përbërë nga Bordi i Drejtorëve të KEK-ut dhe ekspertët e partnerit zbatues nga Ambasada Britanike kanë bërë vlerësimet e ndara për secilin kandidatë, duke i vlerësuar me pikët e arritura gjatë dy fazave të intervistimit.
I gjitha procesi ka qenë i monitoruar nga përfaqësuesit Shoqërisë Civile, BIRNI”.