Një 60-vjeçar u gjet i pajetë në veturë – në Prizren, konfirmon Policia

Prishtinë | 06 Maj 2022 | 20:08 | Nga Ekonomia Online

(E plotësuar) Policia në Prizren ka konfirmuar për Ekonomia Online se një person i moshës 60 vjeç është gjetur pa shenja jete, sot pasdite, në lagjen Ortakoll në Prizren.

“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, nje person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, tha Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.

Patrulla policore ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka kontakuar me mjekun, i cili ka qenë në vend të ngjarjes. Ai ka konstaktuar vdekjen e personit në veturë.

Viktima është A.M. (viti i lindjes 1962), me vendbanim në Prizren.

Në vendngjarje ka dalë dhe njesiti i Krimteknikës, si dhe prokurori i shtetit.

“Me urdher të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore”.

Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren.

Dyshohet për një person të vdekur në Prizren

Dyshohet se një person është gjetur pa shenja jete, sot pasdite, në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prizren.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka vendosur shiritat, sikur shihet dhe në fotografitë e Ekonomia Online.

“Derisa të përfundojë hetimi në vendin e ngjarjes nuk mund të konfirmojmë asgjë”, tha zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, për EO.

Të ngjashme