Një 69-vjeçar dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër kufirit

Prishtinë | 05 Mar 2024 | 23:29 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Ferizaj dyshohet se ka vdekur pasi ka rënë aksidentalisht në lumin Morava afër pikës kufitare Dheu i Bardhë.

Zëdhënësi i policisë rajonale në Gjilan, Ismet Hashan,i ka thënë se sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij me veturë ishin nisur në drejtim të Pikës Kufitare “Dheu i Bardhë” dhe në afërsi të parkingut afër pikës kufitare, viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë.

“Stacioni Policor në Ranillug ka njoftuar se kanë marrë një informatë se një person mashkull shqiptar shtetas i Kosovës (1955) nga Ferizaj dyshohet se ka rënë në lumin Morava afër Pikës Kufitare “Dheu i bardhë’’. Sipas informatave të para i ndjeri së bashku me fëmijët e tij (djalin dhe vajzën) me veturë ishin nisur në drejtim të PK “Dheu i Bardhë”. Në afërsi të parkingut afër pikës kufitare viktima është afruar afër lumit dhe dyshohet se ai aksidentalisht ka rënë në lumë”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se po hetohet rasti.

“Në lidhje me rastin janë njoftuar të gjitha njësite përkatëse të cilat janë marrë me rastin. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në IML në Prishtinë. Rethanat e rastit po hetohen nga Policia e Kosovës- hetimet rajonale në Gjilan”, tha ai.

Të ngjashme