Një anëtar i ekipit të Selim Pacollit kërcënohet me jetë

Prishtinë | 04 Tet 2017 | 11:45 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kandidati për kryetar të komunës së Prishtinës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Selim Pacolli, ka treguar se një anëtar i ekipit të tij është kërcënuar me jetë nga disa persona.

Pacolli ka mbajtur një konferencë me gazetarë, pikërisht para stacionit të policisë në qendër të Prishtinës, por tha se ende nuk e ka paraqitur rastin e kërcënimit te organet përgjegjëse.

Ai nuk ka dhënë më shumë detaje rreth rastit, megjithë insistimin e gazetarëve. Por, theksoi se  këto kërcënime nuk e frikësojnë dhe se do të përballet me çdo person të tillë.

“Organet e drejtësisë duhet ta vënë në vend këtë rast dhe këto gjëra nuk do të lejohen që asnjëherë të ndodhin në Prishtinë, pasi thyhen rregullat e demokracisë në vend”, u shpreh Pacolli.

“Arsyeja që jemi këtu para institucionit të sigurisë siç është Policia, s’jemi pse është bërë nga dikush një kërcënim ndaj një anëtari të kabinetit tim dhe reagoj ashpër ndaj kësaj sepse çdo kush që është kundër programit tonë ka punë me mua dhe jo me të tjerët”, tha Pacolli, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme