Një burrë thotë se fqinji i tij vazhdimisht e fotografon sa herë del nga shtëpia

Prishtinë | 18 Tet 2022 | 10:26 | Nga Ekonomia Online

Një burrë nga Mitrovica ka njoftuar policinë se tash e një kohë sa herë që ai del nga shtëpia e tij, fotografohet nga fqinji, veprim të cilin ai e bën edhe ndaj gruas dhe fëmijëve të tij.

Policia bën me dije se lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nga i cili është sekuestruar një telefon celular dhe një bllok me shënime.

Me udhëzim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme