Një delegacion i MAShTI-t dhe AKA-së morën pjesë në konferencën ndërkombëtare të ATMAE

Prishtinë | 08 Nën 2021 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Me ftesë të kryetarit të bordit të drejtorëve të Asociacionit për Teknologji, Menaxhment dhe Inxhinieri Aplikative (ATMAE), Kamal Shahrabit, një delegacion i Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe Agjencisë së Kosovës për Akreditim kanë qëndruar në Orlando të Floridas, ku kanë marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare të kësaj shoqate.

Qëllimi i vizitës ishte njohja me praktikat e akreditimit të programeve në fushën e teknologjisë, menaxhimit dhe inxhinierisë së aplikuar, shkëmbimi i përvojave dhe shqyrtimi i mundësive të reja të bashkëpunimit në arsimin e lartë, me theks të veçantë në këto fusha të studimit.

Gjatë kësaj vizite, delegacioni i Kosovës ka marrë pjesë në mbledhjet e Bordit dhe manaxhmentit të ATMAE dhe në disa prezantime shkencore dhe inovative. Në fund të kësaj konference, ATMAE i ndau MAShTI-t mirënjohje, duke e falenderuar për bashkëpunimin e vazhdueshëm, me qëllim që të kemi një akreditim sa më të suksesshëm.

Në emër të ministres Arbërie Nagavci dhe këtij delegacioni të përbashkët, shefja e kabinetit Edita Buçinca i ka falenderuar anëtarët e Bordit dhe përfaqësuesit e shoqatës për mikpritjen dhe gatishmërinë e shprehur për mbështetje dhe bashkëpunim.

ATMAE është institucion homolog i AKA-së, që bën akreditimin e të gjitha programeve akademike në fushën e teknologjisë dhe inxhinierisë në të gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme