Një 60-vjeçar portugez, Rufino Borrego, kaloi 43 vite në një karrige me rrota për shkak të një gabimi në diagnostikim, para se të fillojë të ecë sërish falë zbulimit të sëmundjes së tij të vërtetë, njoftoi dje e përditshmja e njohur portugeze “Jornal de Noticias”.
Ndërkohë që mjekët e spitalit ”Santa Maria” në Lisbonë i kishin diagnostikuar një distrofi muskulare të pashërueshme në moshën 13-vjeçare, një neurolog ka korrigjuar gabimin në vitin 2010 duke zbuluar se ai vuante nga një miasteni kongjenitale.
Thjesht marrja e një ilaçi kundër astmës, që përshkruhet në trajtimin e kësaj sëmundje të rrallë që përkon me një dobësim muskulor, i mundësoi atij të rizbulojë përdorimin e këmbëve.
Sot në moshën 61-vjeçare, Rufino Borrego bënë një jetë normale dhe duhet t’i nënshtrohet vetëm dy seancave fizioterapie në vit.
Nga ana tjetër ai thotë se nuk mban inat ndaj spitalit ”Santa Maria”, pasi sëmundja e tij ishte gati e panjohur nga bota e mjekësisë në kohën e diagnostikimit të gabuar në fund të viteve ’60.
“Dua thjesht të përfitoj nga jeta”, thotë ai.