Një donacion nga SHBA-ja për Bibliotekën e Fëmijëve në Prishtinë, synohet të lidhen sa më shumë me librin

Prishtinë | 25 Gus 2025 | 16:13 | Nga Ekonomia Online

Filantropja dhe humanistja, Emina Çunmulaj, i dorëzoi donacionin e organizatës The Library Project Kosova, Bibliotekës së Fëmijëve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, në kuadër të fushatës “Biblioteka na bashkon – bëhu pjesë e krijimit”, duke kontribuar në avancimin e Bibliotekës së Fëmijëve në kryeqytet, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e vlerësoi lart rëndësinë e këtij projekti për fëmijët.

“Falënderoj shumë Emina Çunmulajn që erdhi nga Amerika për të na prezantuar një donacion të mrekullueshëm nga komuniteti shqiptar dhe amerikan. Ky projekt fillon si bashkëpunim i Komunës me The Library Project. Një projekt i ndërlidhjes së fëmijëve me librin në mënyrë e avancuar.


Në kohë digjitale kur i dimë problemin me fëmijët me platformat digjitale, me ekrane para fytyrës së fëmijëve tanë, një hapësirë tillë është parajsë e vërtetë për fëmijët me qenë kreativë. Ky është një element i mirë për shëndetin fizike e psikik të fëmijëve, tha Rama.

Ndërsa, Emina Çunmulaj, shprehu kënaqësinë që kjo hapësirë po rigjallërohet për fëmijët.

“The Library Project Kosova synon që të bëjë që fëmijët të duan librin, me qenë hapësirë kreative që i të nxiten fëmijët që të lexojnë. Në kuadër të këtij projekti kemi trajnuar fëmijët dhe mësimdhënësit e komunës së Prishtinës që të përdorin strategji më atraktive që i bëjnë fëmijët të lidhen me leximin”, tha Çunmulaj.

Të ngjashme