Një gjeneratë në Japoni po përballet me vdekjen në vetmi

Prishtinë | 10 Dhj 2017 | 09:26 | Nga

Gjinkallat, si e di secili nxënës japonezë, qëndrojnë nën tokë për vite të tëra, para se të dalin në sipërfaqe gjatë verës. Ato ngjiten tek pema më e afërt, duke hequr guaskat e tyre dhe duke nisur jetën e dytë, të shkurtër.

Gjatë ditëve të pakta në tokë, ato çiftëzohen, fluturojnë dhe lëshojnë një zhurmë, transmeton “Koha Ditore”. Duke klithur përtokë, ato lëshojnë shkundjet e fundit para se të vdesin.

Chieko Ito urrente klithjet e tyre. Zhurma sapo kishte nisur, derisa gjatë verës vetëm sa do të rritej, duke e bërë qetësinë të pamundur. Derisa një grup gjinkallash heshtte, një grup tjetër do të dëgjohej. Pastaj, derisa numri i këtyre insekteve rritej, grupi i gjinkallave të vdekura do të vërshonte kompleksin e saj të madh të banimit, duke u ndalur vetëm me fundin e verës.

“Zhurma nuk ndalet, prej mëngjesit e deri në mbrëmje”, pëshpëriti ajo.

Ishte pasdite e ditëlindjes së saj të 91-të, në një ditë të vapës përcëlluese, që ua kishte shtuar gajlet banorëve…

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme