Një gjyqtar në Gjykatën e Apelit ka në sirtarë prej 700 deri në 1000 lëndë. Këtë numër të lëndëve e kanë gjyqtarët në Departamentin e Përgjithshëm, Divizionin Civil.
Por Gjykata e Apelit çdo vit trashëgon lëndë ta pazgjidhura nga vitet paraprake. Vetëm këtë vit janë trashëguar 11 266 lëndë, kurse në gjatë mujorin e parë në punë janë pranuar 6 733 lëndë.
Hasan Shala, kryetar i Gjykatës së Apelit në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se grumbullimi i gjithë këtyre lëndëve ka ardhur për shkak të numrit të vogël të gjyqtarëve.
“Gjyqtarët në lëmit civile janë të stërngarkuar ata mund të kenë prej 700 deri në 1000 lëndë, në sirtarët e një gjyqtari”, tha Shala.
Sipas tij, numri i vogël i gjyqtarëve po pamundëson punën normale të gjykatës, mirëpo edhe palëve po u pamundësohet.
Vetëm në Departamentin Civil u nevojiten edhe 7 gjyqtarë të rinj, aktualisht në këtë departament punojnë 16 gjyqtarë.
“Me këtë numër, me këtë staf të gjyqtarëve sidomos në Divizionin Civil është shumë me u kryer lënda në një kohë dhe afat të arsyeshëm siç parashihet me Konventat Evropiane për liritë dhe të drejtat e njeriut. Unë shpresoj që do të rritet numri i gjyqtarëve. Siç është bërë peshimi i lëndëve nga ana e ekspertëve amerikanë të cilët kanë vlerësua se për me u kryer një lëndë në një kohë dhe afat të arsyeshëm duhet të jenë 29 gjyqtar në Departamentin e Përgjithshëm të Divizionit Civil”, ka thënë Hasnai.
Apeli ka në punë edhe lëndë që nga viti 2013, kurse lëndët që kanë ardhur gjatë vitit 2016 me një urdhër të Këshillit Gjyqësor u janë ndarë gjyqtarëve.
“Tani kemi lëndë të vitit 2013 të pakryera, 2014, 2015. Tani ne jemi në përfundim të lëndëve të viti 2013 gjersa i kemi komplet lëndët e vitit 2014, 2015. Kam marrë një urdhër që t`ia ndajë edhe lëndët e vitit 2016 por shkak se ato nuk i kam nda për shkak se nuk kanë as ku me i vendos”, sqaroi kryetari.
Kryetari ka konfirmuar për Ekonomia Online se javën e kaluar është shpallur konkurs edhe për pesë gjyqtarë të rinj.
“Është shpall konkursi edhe për 5 gjyqtar të cilët do të vijnë shpresojmë që do të bëhet revokimi i tyre shumë shpejt dhe se ata do t`ia fillojnë Brenda dy tre muajve punës”, potencoi ai.
Me rritjen e numrit të gjyqtarëve deri në fund të viti Shala thotë se do të përfundojnë edhe rreth 6000 lëndë.