Një grua 71 vjeçare vdes nga Coronavirusi, shkon në 11 numri i përgjithshëm

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 17:19 | Nga Ekonomia Online

Një grua 71-vjeçare ka vdekur sot si pasojë e koronavirusit, ka bërë të ditur Klinika Infektive e QKUK-së përmes një njoftimi.

Me këtë, numri i vdekjeve në Kosovë si pasojë e Covid-19 është rritur në 11.

Sot paradite është shënuar edhe një vdekje tjetër.

“Klinika Infektive e QKUK-së njofton se sot, më 16 prill 2020, në orët e pasdites në Njësinë e Kujdesit Intensiv të kësaj klinike ka përfunduar me vdekje pacientja F.H.(1949) nga Komuna e Vushtrrisë. Pacientja është hospitalizuar në Klinikën Infektive më 05.04.2020, e referuar nga Qendra Emergjente e Spitalit të Vushtrrisë. Pacientja ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese. Kjo është vdekja e njëmbëdhjetë e pacientëve me Covid-19 në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme