Një grua në Gjakovë gjendet pa shenja jete, afër i gjendet një pistoletë

Prishtinë | 24 Qer 2021 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër është gjetur pa shenja jete në Gjakovë, ndërsa në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur një pistoletë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në ora 13:35 në Gjakovë.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar nga bashkëshortja e tij femër kosovare ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit relevante dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raport.

Në vendin e ngjarjes afër viktimës është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme