Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së shtunës e ka arrestuar një grua në Uglas të Graçanicës.
Sipas raportit 24-orësh, prangosja e saj është bërë pasi dyshohet se ka keqtrajtuar fëmijët e saj të mitur.
Asaj i është bërë edhe testi i alkoolit, që sipas policisë, ka rezultuar të ketë qenë e dehur.
“Fëmijëve iu ka dhënë ndihma mjekësore në prani të një punonjësi social.”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit, e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48-orë.