Një grua raporton në polici se u ngacmua seksualisht nga tre burra në Ferizaj

Prishtinë | 13 Jan 2023 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Një grua ka raportuar këtë të premte se gjatë ditës së djeshme është ngacmuar seksualisht nga tre burra në Ferizaj.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësht të Policisë hetimet për këtë rast kanë nisur, njofton Klankosova.tv.

“Ferizaj 12.01.2023-15:45. Me 13.01.2023 viktima femër kosovare, ka raportuar se tre të dyshuarit meshkuj kosovar ndaj saj kanë kryer veprën e lartcekur. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

Të ngjashme