Një grua therret me thikë nga burri i saj në Gjakovë

Prishtinë | 31 Mar 2021 | 18:24 | Nga Ekonomia Online

Një grua është sulmuar me thikë nga bashkëshorti i saj.

Rasti ka ndodhur në Gjakovë rreth orës 15:30.

Viktima është dërguar për trajtim një Spitalin “Isa Grezda”.

Kështu për Klan Kosova Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës.

“Datë 31.03.2021 rreth ores 15:30, Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person i gjinisë femerore është sulmuar nga një person në rr. UÇK në Gjakovë. Patrulla policore i është pergjigjur rastit, dhe me të dalur në vend të ngjarjes ka takuar viktimën femër e cila dyshohet që është sulmuar me mjet të mpreht (thikë) nga burri i saj . Viktima është derguar me Autoambulancë në Emergjencen e Spitalit Rajonale “Isa Grezda” në Gjakovë, pasi që ka pësuar disa lëndime ne qafë dhe dorë nga goditjet e të dyshuarit. Sipas mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabile. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, njesitet policore janë duke e kërkuar te dyshuarin. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njesitet relevante policore dhe Prokurori Kujdestar”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme