Një aksident trafiku me fatalitet ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën Pejë-Radavc.
Si pasojë e aksidentit ka vdekur një grua, kurse dy bashkudhëtaret e saj kanë mbetur të lënduara.
Rastin e ka konfirmuar për Indeksonline Driton Rugova, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.
“Aksidenti ka ndodhur në ora 17:50 në rrugën Pejë-Radavc, ku një grua ka ndërruar jetë; ndërsa dy të tjera janë në gjendje të rëndë”, ka thënë Rugova.
Të lënduarat janë dërguar për trajtim mjekësor.
Me urdhër të prokurorit, trupi i viktimës është dërguar për obduksion.