Një grup i hajnave të maskuar u kthehen vjedhjeve në Mat, policia në ndjekje të tyre

Prishtinë | 16 Maj 2018 | 10:38 | Nga
Një grup prej 5 vetash kanë rifilluar vjedhjet në lagjen “Mat” në Prishtinë.

Banorëve aty u është kthyer tmerri.

Megjithatë, ata që jetojnë në këtë pjesë të Prishtinës janë përgatitur për këtë. Kanë instaluar kamera në çdo cep të lagjes. E këto kamera kanë kapur disa djem që po bëheshin gati të kryenin vjedhje.

Burime nga Policia e Kosovës për Express kanë thënë se disa prej të dyshuarve kanë marrë pjesë edhe në vjedhje tjera. Prandaj thonë se janë të njohur për Policinë dhe se bashkë me AKI-në do të nisin një aksion për kapjen e tyre.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme