Një i arrestuar për kontrabandim me mallra në Bërnjak

Prishtinë | 16 Dhj 2019 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

Policia njofton se i dyshuari mashkull është ndalur në pikën kufitare në Bërnjak dhe gjatë kontrollit njësitë policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar mallra të ndryshme për të cilat nuk kishte dokumente.

Sipas njoftimit, të njëjtit i janë gjetur në zarf edhe rreth 8 pasaporta të Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilat nuk posedonte autorizim, transmeton Koha.net.

Me vendim të prokurorit pasaportat janë konfiskuar dhe njoftohen pronarët për tërheqjen e tyre.

Të ngjashme