Një i lënduar pas një aksidenti në autostradën Prishtinë-Ferizaj

Prishtinë | 18 Qer 2021 | 12:58 | Nga Ekonomia Online

Një person ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në autostradën Prishtinë-Ferizaj.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 11:40, në rrugën Prishtinë-Ferizaj, ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një automjeti transportues dhe një motoçiklete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës”, konfirmoi Agroni.

Me rastin po merret njësiti i trafikut.

Të ngjashme