Një person i mitur është therur me thikë nga një person i cili po ashtu bëhet e ditur se ishte i moshës së mitur, raporton Ekonomia Online.
Sipas njoftimit policor rasti ka ndodhur në Skenderaj, ditën e premte rreth orës 14:10.
“Viktima mashkull kosovar i mitur, ka kërkuar ndihmë mjekësore pasi që ishte i therur me thikë nga një i dyshuari mashkull kosovar i mitur. Viktima është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari pas tretmanit mjekësor është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.