U.d i drejtorit të ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ka vizituar Klinikën Emergjente, raporton Ekonomia Online.
Krasniqi u njoftuar nga Adem Jaha, specialit i emergjencës, se në këtë Klinikë është trajtuar një pacientë i plagosur me një plumb qorr.
Jaha ka bërë të ditur se dhjetë persona kanë kërkuar ndihmë në Emergjencë të lënduar nga mjetet piroteknike.
Sipas tij, gjendja e tyre është stabile dhe janë duke marrë trajtimin e nevojshëm.
Përderisa Krasniqi ka bërë apel që qytetarët të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë më shumë kujdes.