Një i vdekur e 158 raste pozitive me COVID-19

Prishtinë | 22 Shk 2022 | 15:03 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në 24 orët e fundit janë dhënë 1.211 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Një person ka vdekur dhe janë shënuar 158 raste pozitive.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.808.724 doza të vaksinës.

Deri më sot 813.734 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Deri më sot janë dhënë 96.408 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.626 testime, 158 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 644 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 218.909.

Në total numri i rasteve aktive është 3.396.

Të ngjashme